Artisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami, e ka krahasuar Kryeministrin Edi Rama, me sonatën e 7-të të Beethoven, Papavrami ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, violinisti tha se ditën e djeshme i ka shkruar kreut të qeverisë, që të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, por nuk beson se ky i fundit do të marrë pjesë.
Papavrami theksoi se Ramën e njeh që i vogël dhe që ishin shokë së bashku që kur ishin në shkollë.
”Nëse e krahasoj me programin e sotëm do të ishte sonata e 7 e Beethoveni. Përputhet goxha me të. Është tamam karakteri dhe personaliteti i tij. E njoh prej shumë kohësh, që kur kam qenë 7-vjeç. Kështu më duket personaliteti i Ramës.
Shkon drejt asaj që do të shpreh në mënyrë shumë të qartë me dramacitet dhe intensitet të madh.
Dje I shkrova Ramës, por nuk besoj se do të vij në koncert. Ai ka qenë në koncertin e parë që dhashë në Shqipëri, ishim shokë që nga liceu”,- theksoi Papavrami.
Diskutime rreth kësaj post