Nga: Tedi Blushi
Edi Rama merr “thelat” për vete dhe oligarkët, ndan “thërrimet” për qytetarët! Me taksat që vjel nga qytetarët, Qeveria po mbush xhepat e Edi Ramës dhe të oligarkëve në shërbim të tij.
Le të krahasojmë fondet e parashikuara nga Qeveria për t’u ndarë me oligarkët, me “thërrimet” që vendosi t’u japë qytetarëve për të përballuar krizën e rëndë ekonomike të shkaktuar për shkak të rritjes abuzive të çmimeve:
Për oligarkët: Qeveria rriti 30.5% fondin total të koncesioneve të projekteve PPP me ofertë të pakërkuar, nga 636.8 miliard lekë në vitin 2021 në 830.9 miliardë lekë në vitin 2022.
Për pensionistët: Qeveria indeksoi vetëm 6% pensionet.
Për oligarkët: Kosto buxhetore e inceneratorëve u rrit nga 2.0 miliard lekë në vitin 2021 në 2.3 miliardë lekë në vitin 2022.
Për administratën publike: Pagat u indeksuan vetëm 7% për 41% të punonjësve.
Vlera totale e kontratave PPP me ofertë të pakërkuar në vitin 2022, arrin në 830.9 miliard lekë ose 44.5% e PBB, ndërkohë në mëshirë të fatit janë lënë:
258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;
440,579 pensionistë në qytet që jetojnë me 4.8 USD/ditë;
103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë.
Ditën e martë, në 13 shtator, ora 18:00 të gjithë në protestë tek inceneratori i Tiranës, “kryeveprën” e vjedhjes së Qeverisë për t’i dhënë një mesazh të qartë kryehajdutit Edi Rama: Ndëshkimit të popullit nuk do t’i shpëtosh kurrë! ora e llogaridhënies po afron!
Diskutime rreth kësaj post