Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ka replikuar me zëdhënësin e presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi lidhur me shtetësinë që i është dhënë Kim Mehmetit.
Postimi i plotë:
“Replike e detyruar me Tedi Blushin!
Tedi pranoni qe keni gabuar!
Nuk forcohet siguria kombetare duke i dhene shtetesine Kim Mehmetit, qe lufton me pen?, me fjale dhe me shembullin e tij per ruajtjen e kufijve te Kosoves dhe te integritetit te shqiptarisë, sepse siguria kombetare forcohet e çimentohet vetem siç ben Batoni, qe i shet e copton brenda nates kufijte e Kosoves e ç’ti dale perpara.
Tedi, familjaret e deshmoreve te UÇK jane vertet nje rrezik real per sigurine kombetare, sepse jane mesuar te japin edhe jeten e te derdhin edhe gjakun per kufijte e Kosoves dhe per dashurine ndaj Shqiperise, nderkaq siguria kombetare rritet e konsolidohet vetem sic ben Batoni, qe ja zhduk kufijte Kosoves dhe i ben kryeqytet Beogradin shqiptareve kudo qe jane.
Ndaj i dashur Tedi pranoni qe keni gabuar duke besuar tek Kim Mehmeti dhe familjaret e deshmoreve te UÇK, sepse nuk na duhen patriotë si keta, por na duhen “luftetare dhe patriote” si Batoni, qe “lodhen” duke e shitur Kosoven e Shqiperine dhe nuk lodhen qe ti mbrojnë”, shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post