Në takimin me strukturat lokale të Partisë së Lirisë në Kuçovë, Tedi Blushi, tha se ky qytet është tradhtuar nga e majta, duke shtuar se e ka parë Kuçovën vetëm si mundësi për ta vjedhur.
“Jam i nderuar të jem sot në këtë qytet simbol të punës, ku më shumë se çdo tjetër e ka ndjerë braktisjen. Në kryeqytetin e naftës, sot paguhem ë shtrenjtë se Ukraina që është në luftë. Sot Kuçova në paqe paguan çmimin e naftës pesëfish më shumë se në Ukrainë. Kuçova i ka të gjitha potencialet për të gjallëruar jetën ekonomike. Hapje e vendeve të punës do të jetë prioritet”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post