Shembja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur një debat të ashpër mes palëve politike në vend.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur vazhdimisht akuza për korrupsion në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Prej muajsh Basha dhe Rama kanë nisur një debat në distancë në lidhje me çështjen e shembjes së teatrit aktual për të ndërtuar një të ri.
Ndërkohë, ditën e sotme kryeministri ka reaguar përsëri, duke u shprehur se brenda sipërfaqes së teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, madje përveç kësaj, projektit të ri do t’i shtohet edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.
Sipas Ramës, Teatri është ndërtuar me një material të tillë që nuk lejon as riparimin dhe as rikonstruksionin e godinës ekzistuese.
Postimi i plotë:
Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!
Diskutime rreth kësaj post