Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se Policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës. Para nisjes së punimeve, Policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurt. Ndërkohë, efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie.
Pranë vendit ku do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar, Kryeministri Edi Rama po mban edhe një deklaratë publike. Në rrjetet sociale Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI.
Më tej Rama shkruan se Teatri njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europës.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj është shprehur se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me para publike dhe jo me partneritet teksa ka shtuar se nuk do të lëshohet asnjë centimetër nga teatri.
Postimi i Ramës:
“Teatri i Kombëtar – Vendosim sot gurin e themelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.
Një projekt-ide konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels
#TëBashkuarJoTëNdarë”-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post