Kryeministri Edi Rama ka ndar në rrjetin e tij social Facebook një video ku shfaqet Teateri Kombëtar i Operas dhe Baletit, tashmë i restauruar.
“Një video me emocionet e një mbrëmjeje krejt të veçantë; Festa e Hapjes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit”, shkruan Rama në Facebook.
“Një skenë ku kanë kënduar të gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij Teatri. Kësaj skene ku kanë luajtur të gjithë së bashku në instrumenta, të gjithë ata që kanë bërë historinë e muzikës lirike. Të mund të shijojnë duke u ndjerë njëkohësisht pjesë e të njëjtit komunitet përtej kufijve të të gjithë atyre që e ndjekin muzikën operistike në teatrot më prestigjozë të botës. Në ato teatro ku yjet e Shqipërisë shkëlqejnë fort”, është shprehur ndër të tjera Rama.
“Nga momenti i ngritjes së kësaj perdeje, nuk do t’i shohim më me zili, duke bërë pyetjen se kur do të kemi edhe ne të njëjtin teatër apo skenë”., ka shkruar Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post