Pas takimit në Këshillin e Kombëtar të Integrimit ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.
Teksa publikon foto nga ky takim, Meta shkruan se qeveria duhet të reflektojë kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Plan-Veprimin e hartuar dhe të zbërthehen një për një të gjitha kushtet e vendosura.
“Inkurajoj që në Plan-Veprimin e hartuar nga qeveria të reflektohen kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, të zbërthehen një për një të gjitha kushtet e vendosura, si dhe të përcaktohen qartë aktorët përgjegjës, termat konkretë e të matshëm të veprimit dhe kostot financiare për çdo zë.
Konsolidimi e më tej zbatimi i këtij Plan-Veprimi duhet të vërtetojë se Shqipëria jep rezultate!”, – shkruan Presidenti Meta.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post