Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku Vehap Cami vrau me armë zjarri vëllain e tij, Lulzim Cami, e më pas veten. Mësohet se shkak për konfliktin që përfundoi në tragjedi mes dy vëllezërve, ishin disa metra tokë në Tërbaç të Dibrës.
63-vjeçari Vehap Cami, shkoi mëngjesin e të enjtes, me një pistoletë në brez në banesën ku jetonte me qira vëllai i tij Lulzimi. Ai e mirëpriti e i kërkoi nuses se djalit që jetonte në katin e dytë tu shërbente kafe. Por ndërsa pinin e kafe e bisedonin, u hap sërish tema e pronësisë së tokës në Tërbaç.
Tonet u nxehen dhe Vehap Cami nxori pistoletën duke qelluar me një plumb vëllanë me te madh, Lulzimin 68-vjeçar, i cili mbeti i vdekur në vend. Vetëm pak çaste më pas, Vehapi shkrepi armën ndaj vetës duke rene pa jete pak metra larg të vëllait.
Familjarët e Lulzim Camit qe dëgjuan krismat, kanë zbritur menjëherë në katin e parë, ku kanë gjetur të vdekur dy vëllezërit. Fqinjët folën të shokuar nga ky krim ne familje.
“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!”, është shprehur një banore.
Familja e Lulzim Camit, jetonte prej kohësh në banesën dy katëshe të marrë me qira në rrugën që të çon drejt teleferikut në Tiranë, ndërsa vëllai tjetër jetonte në zonën e Farkës
Diskutime rreth kësaj post