Vera në Shqipërië ka qenë shumë e “nxehtë” për sa i përket lëkundjeve nga tërmetet.
Pas një tërmeti të fortë të rënë vetëm pak ditë më parë, sot ka pasur sërish të tjera lëkundje.
Lëkundja e parë me magnitude 2.5 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:11 në fshatin Borsh.
Ndërsa tërmeti i dytë shënuar rreth orës dy të mëngjesit në Vinjoll të Burrelit.
Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.
Pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në rrethin e Matit.
Ndërsa vetëm disa javë më parë një lëkundje e madhe tronditi zonën e gjirit të Lalëzit në Durrës.
Diskutime rreth kësaj post