Është njoftuar se do të zhvillohet pas dy ditësh mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste që po qeveris e vetme që pas zgjedhjeve te qershorit të 2017.
Por përveç skandaleve të njëpasnjëshme për implikim në afera te rënda të trafikut të drogës, mbjelljes së kanabisit dhe korrupsionit masiv, tjetër gjë nuk ka bërë bujë për qeverisjen 5 vjeçare të Ramës.
Afera këto të denoncuara shpesh herë edhe nga opozita por edhe nga organet e drejtësisë.
Është njoftuar se ditën e shtunë do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste dhe me një njoftim të veçantë thuhet se do të merren vendime të rëndësishme. Pritet që sekretariatet të kenë një riformatim çka do të thotë se do të ketë të tjerë që do të ndjekin fatin e Tahirit të zëvendësohen apo të transferohen në një detyre tjetër.
Do të raportojnë edhe zëvendësuesja e Tahirit për qeverisjen me qytetarët, Blerina Gjylameti.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se do të ndryshojnë sekretarët e kësaj force politike. 8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.
Ndërkohe nuk është shumë qartë nëse Fino do të vazhdojë të ‘këmbëngulë’ për të shkuar tek FSHF-ja, nëse Peza do të vazhdojë të jetë edhe pse nuk është deputet,apo Ilir Beqaj i cili tani nuk është më ministër i Shëndetësisë.
Diskutime rreth kësaj post