Ditën e shtunë do të mbahet në Pogradec maratona Ndërkombëtare, ndërkohë që kjo garë sportive do të detyrojë autoritetet që të bllokojnë aksin nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec.
Në këtë garë do të marrin pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga mbi 25 vende të botës.
Njoftim:
Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:
-Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19:00-20:30
Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.
-Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.
-Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19:00 deri në orën 20:30
Diskutime rreth kësaj post