Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madaleine Albright i ka shprehur mirënjohjen Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganë të rrezikuar nga talebanët.
Albright ka bërë thirrje që të gjithë të përqëndrohen tek shpëtimi i jetëve në Afganistan. Ajo shpreson që shembullin e Shqipërisë ta ndjekin dhe vende të tjera siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Statusi i Madaleine Albright:
“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin.”-shkruan Madaleine Albright.
We must focus on saving lives in Afghanistan. As the US works to evacuate those at special risk from the Taliban, I am grateful to Albania, Canada, Kosovo and North Macedonia for offering refuge to Afghan allies, esp women & civil society leaders. I hope & expect others to follow
— Madeleine Albright (@madeleine) August 15, 2021
Diskutime rreth kësaj post