Një makinë ngjyrë të kuqe, e cila drejtohej nga një zonjë e moshuar italiane, ka dalë nga rruga ditën e sotme në Bolonja të Italisë. Për fat të mirë, zonja në moshë të thyer, nuk ka pësuar dëmtime, edhe pse makina e saj ka shtrembëruar tabelën në rrugën kryesore.
Ajo që i ka bërë përshtypje një kalimtari të rastësishëm në autostradë, ka qenë veprimi i disa të rinjve shqiptarë. Ata kanë hapur krahun, kanë ndaluar mjetin e tyre dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarës, duke e nxjerrë nga makina e duke i shpëtuar edhe sendet me vlerë.
Qytetari ka arritur të fotografojë skenën dhe e ka publikuar në media:
“Përshëndetje. Po ju dërgoj këto foto. Sot në mëngjes më ka bërë përshtypje diçka. Ndodhi një aksident në rrugë dhe pashë dy djem shqiptarë, të cilët ndaluan makinat e tyre dhe ndihmuan zonjën për të dalë nga automjeti. Shikojeni vetë se çfarë bëjnë këtë atë rinj shqiptarë. Ka ndodhur këtu në Bolonja. Bravo!“.
Shikoni fotot e mëposthme për më shumë.
Diskutime rreth kësaj post