Deputeti Andi Përmeti ka ngritur një shqetësim për të rinjtë të cilët ishin në listën e kandidatëve për anëtar të këshillit Kombëtar të PD.
Me anë të një postimi në Facebook, Përmeti thotë se këtyre të rinjve ju është vjedhur e tashmja dhe me shumë mundësi edhe e ardhmja nga Lulëzim Basha.
Deklarata e Përmetit:
“Mirenjohja e thelle per propozimin per Keshill Kombetar.
Sot, ne facebook, me dalin vetem falenderime dhe mirenjohje te thella ndaj kryetarit Basha sepse ai i ka propozuar (miratuar) per kandidate per Keshill Kombetar. Nje pershtjellim me kap sa here lexoj cuna e goca, te rinj te mirearsimuar, profesionalisht te arrire, te cilet ne vend qe te pretendonin per deputet, per drejtues ne administrate shkrihen emocionalisht nga kandidimi ne nje organ me rreth 400 anetare te cilet ,mblidhen 1-2 here ne vit per te mos thene asgje.
Pershtjellimi rritet kur shoh keta te rinj te cilet ju eshte vjedhur e tashmja dhe me shume mundesi edhe e ardhmja nga Lulezim Basha dhe ata ne vend qe te ngrene zerin per nje opozite te korruptuar, pa zemer e shpirt, pa fryme, me syte me shume nga maxhoranca e Rames sesa beteja ndaj saj, ata i jane mirenjohes. I jane falenderues Bashes, pa e pyetur se perse ata jane ne kete keqqeverisje prej 8 vitesh dhe do vazhdojne edhe 4 vjet, perse PD (nje aset kombetar) kalon nga humbja ne humbje prej 5 pale zgjedhjesh, perse ne vend qe ata sot te ishin ku ju takon ne baze te arsimimit te tyre gjenden rrugeve te papune ne pritje te nje qeverie me te drejte e me te mire.
Shoh keta te rinj dhe ndjej pershtjellim duke kuptuar sesa te lehte e ka Rama mandatin e katert me keta te rinj te cilet i jane mirenjohes edhe atij te cilit i ka vjedhur te tashmen dhe te ardhmen pa guxuar te reagojne ndaj padrejtesise me te madhe qe iu eshte bere atyre prej drejtimit te liderit opozitar”, shkruan Përmeti.
Diskutime rreth kësaj post