Nëse parashikimet e sinoptikanëve dalin të vërteta, atëherë të premten shtëpia e Panajotit do të përmbytet. Panajoti eshte banor në fshatin Ferras të Fierit, një zonë që Vjosa e përmbyt kur del nga shtrati dhe per kete qytet IGJEUM dhe Emergjencat Civile kane paralajmeruar permbytje nga data 30 nentor deri ne 4 dhjetor.
Por as atij dhe as gjithë banorëve të zonës, askush nga autoritetet nuk ju ka bërë ndonjë njoftim.
Gjithçka ata e mësojnë prej lajmeve. Fshatrat e njësisë Levan dhe Frakull janë përmbytur sistematikisht gjatë gjithë këtyre viteve. E njëjta është situata edhe për banorët e fshatit Ferras në Fier.
“Do të mbushim ca thasë me rërë, që t’i vendosim tek dera e shtëpisë, që të paktën të mos hyjë uji brenda. Thuhet që do të ketë përmbytje dhe ne po marrim masat. Po heqim plaçkat. Jemi përmbytur dhe qeveria nuk bën asgjë për ne”, thonë banorët.
Fshati Ferras është një prej fashtrave që kanë pësuar dëme serioze si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Ky lumë burimin e tij e ka në malet e Pindit në Greqi, të cilat do të goditen nga reshjet e shiut në formë stuhie.
Pas më pak se 12 orë, rritet niveli i ujit në kufi me Shqipërinë dhe në zonën e Përmetit dhe po kaq kohë duhet që ujrat të dalin nga shtrati i Vjosës në zonën fushore të Fierit dhe në Vlorë.
Diskutime rreth kësaj post