Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të burgosurve e të përndjekurve politikë të Shqipërisë, ka dënuar ceremoninë e mbajtur në vilën e diktatorit Enver Hoxha, nga Edi Rama për nder të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Në një deklaratë, Unioni kujton mijëra jetët e marra nga komunizmi, vetëm e vetëm se kishin pikëpamje të ndryshme politike.
Deklarata e plotë:
Mbas 31 vjet ‘tranzicioni’ që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritë pikën ma të ulët në demokratizimin e vendit dhe kemi ra në nji pellg imoraliteti që kërcënon me u revelue ‘i pashërim’. Ne antikomunistët e pritëm me shumë kënaqësi Samitin e Berlinit si dhe vizitën e Presidentit Makron në vendin tonë.
Sigurisht dhe fatkeqësisht trashëgimtarja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë event europian e kthejë në propagandë komuniste duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të luftës së ftohtë ndaj kombit të vet në një propagandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propagandistike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk i ka dënuar krimet makabre të diktatorit Enver Hoxha.
Për restaurimin e këtyre objekteve janë harxhuar miliona euro dhe vila ku e kishte zaptuar krimineli nuk i përmendet pronari, që është e Shefqet Verlacit, por kulmi i propagandës së pasardhësit të diktatorit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, por kulmi i propagandës arriti kur në vilën e diktatorit ushtonte video me këngën Edit Piaf’ora 05:15; ‘Jo nuk jam ba pishman’ e famshme, por që bie me simbolika të frikshme. Apologji e krimeve të komunizmit.
Për çfarë nuk është bërë pishman Edi Rama për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka zhdukur kufomat nga diktatori, për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, për zhdukjen e mijëra institucioneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri.
Dhe ka 32 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjësimin të i dënoi këto krime po vazhdon propagandën në nderim të diktatorit Hoxha Nuk është ba pishman se ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ja kaluam drejtësisë ta dënoi krimin enveristë. Ne përçuam paqen Kryeministri përçon urrejtjen.
Si do të tingëllonte në Francë ky mesazh, si Apologji, SHOAH.
Ftojmë, presidentin Makron dhe qeverinë Franceze të distancohet nga ky mesazh urrejtës.
Së bashku, të gjithë ngrihemi nalt e të fitojmë betejën morale: shpresën për të gjithë ata që kërkojnë lirinë, pa lejue që fitorja e përbashkët të kthehet në tragjeditë tona individuale, si në komunizëm.
Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegun për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitë nga oligarkët e pseudo-politikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë!“- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post