Avokati i njohur Ylli Manjani ka bërë një reagim me tone ironie pas publikimit të letrave të Pandorës, ku mes udhëheqësve botërorë ishte edhe emri i biznesmenit shqiptar.
Postimi i Manjanit:
‘Po mirë të paktën nuk ishim “të papërfaqësuar” tek këto letrat e Pandorës.
Tek parasjat e tjera nuk u përmendem fare. Këtë radhë ishte një shqiptar aty, bashkë me Putin, Blair e udhëheqës botërorë. Pavarësisht se pritej të kishim përfaqësues më “dinjitozë” sesa Vasili me 3.5 milionë, prap më mirë të dalësh në lajmet botërore tek Pandora sesa tek trafiku i drogës…
Dhe padyshim ku e ku më mirë sesa atyre që s’u del emri, ndërkohë përlajnë pasuri publike pa hesap…“-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post