Nga Anri Bala
Nuk kërkon shumë mend të kuptosh se Kryeçadra, ka lëshuar këlyshët për të ngritur ku të mundet çadra të tjera anti-vetting. E sigurishtë, ku ka më mirë se televizionet e langonjëve të tyre! Me vrazhdësinë e shpirtligësinë që i karakterizon, teksa fshati po digjet, nga bordellot mediatike, gazetarët anti-veting nisën të krihen!
Na u mburr Kipja… kishte zbuluar një “skandal”! Kam investiguar tha: Dërgova gazetarin e emisionit tek çadrat pro-veting, për të firmosur 10 herë! E sipas të dhënave të tij, 50 organizatat jo qeveritare, të cilët ndërmorrën peticionin, i detyrohen atij 10 firma…!
Kipja si anadollak që është dhe i marrosur pas zbulimit të “madh”, nuk sqaroi opinionin, nëse gazetari i tij “investigativ”, dëshironte apo jo të votonte pro drejtësisë?! Nëse gazetari është pro vetingut, atëherë atij nuk i detyrohet kush asgjë. Në vija më të trasha, një sqarim i vogël për Kipen: nëse gazetari juaj firmosi peticionin, nënshkrimi 10 herë me të njëjtin emër, nënkupton 1 firmë pro drejtësisë!
Por qëllimet e Kipes dhe bandës “Dizinformatorët”, nuk ishin këto! Kipja, i ndihmuar dhe nga dy langonjtë e Kryeçadrës anti reformë, Bushat Kapo dhe Shkullak Bërlloku, në sinkron “perfekt” me njëri tjetrin, tentuan ta nxirrnin “nul” peticionin pro drejtësisë.
Nëse Kipja do ishte mik i mirë i drejtësisë, në të gjithë format e saj, ai duhej të udhëzonte gazetarin e tij të na sillte disa pamje video të qytetarëve në rrugë, që nuk e duan vetingun! Ndaj e sfidojë Yllkën, të më gjejë një qytetarë të vetëm, jashtë derës së SHQUP-it, që nuk e do drejtësinë!
Këta shërbëtorë të “mbretërisë së humbur”, nuk janë gjë tjetër vetëm disa palaço, që tentojnë të na i shesin mashtrimet e tyre si mall pazari. U janë errësuar sytë… janë xhindosur… kundër kujtdo që dëshiron pak drejtësi, pasi kanë frikë për “plaçkën” që kanë vënë gjithë këto vite, atë të cilën u rrezikohet t’i u a marrin.
I turpshëm ishte sulmi verbal i orkestruar kundër drejtuesit të organizatës “Mjaft”. Në kundërshtim me motivin për të cilin e kishin ftuar në emision, analistët e “çartur”, i’u hakërryen drejtuesit Aldo Merkoçi, se po mashtronte me firmat e qytetarëve në peticionin “Pro Veting”. Gazetarët e paçavureve i’u ndërsyen me fjalë: “Sharlatan, mashtrues, aktivistë i blerë”, të gjitha epitetet që do i’u shkonin për shtat sojit të tyre.
U ndjeva i fyer dhe i turpëruar teksa shihja tre qytetar të paqytetruar, por të frikësuar, që në vend që të përshëndesnin të parët shoqërinë civile për iniciativën e marrë, i treguan opinionit se nuk e duan Reformën në Drejtësi… drejtësinë që shqiptarë e presin me padurim!
Ishin të gatshëm ta “vrisnin”, ta bënin copë e çik aktivistin, sepse ndjeheshin të”mashtruar”. Ishin mashtruar këto zullumqarë dhe dallaverexhijë të paskrupullt, që gënjejnë çdo ditë me pagesa tutorësh, prej bordellove mediatike ku ushqehen.
Me paftyrësin që i karakterizon nuk ngurruan të vendoseshin krahë çadrës anti-veting! Nuk patën pikë turp të qeshnin e zgërdhiheshin, teksa i bashkoheshin turmës së zullumqarëve dhe kundërshtarëve të Drejtësisë! Si intrigantë të vjetër që janë, nuk lënë kënd pa shantazhuar, në këmbim të kockës nga oborri i vulhumburve. Madje, arritën deri në kulmin e poshtërsisë, kur nisën të fyejnë iniciativën e mijëra qytetarëve që firmosën për drejtësi, duke i damkosur si falsifikatorë! Aq të poshtër janë, sa i’u mburrën qytetarëve, se kishin falsifikuar emrin dhe firmën e të “famshmit” Fahri Balliut, pra e një tjetër gazetari, që njësojë si këta… firmos e vulos gjithë ditën po t’i jepet mundësia për padrejtësinë.
Ju të shkretë mendoni vërtetë se shqiptarët nuk e duan drejtësinë?! Ju nuk mund të “njollosni” Vetingun, me pisllikun që sillni çdo ditë nga WC ku ushqeheni! Ato të shkreta hale po shkojnë drejtë zhdukjes, e sapo reforma të marrë jetë, do pastrohen si fekale bashkë me ju!
Ju mund të gjeni miq dhe shokë, tek ata njerëz që janë si ju, e që me thënë të vërtetën, pak kanë ngelur, sepse shumica janë fshehur ose e kanë dredhur bythën, por mos guxonin të dilni si trima anti-veting sepse ju nuk jeni askush dhe do përgjigjeni shpejtë a vonë!
Jeni figura të diskretituara si puthadorë dhe servil të paftyrë me parullën: qingji i urtë pi dy nëna, servili pi gjithë kopen, por… kopen e deleve. Se çfarë shërbetorësh jeni ju, ne gazetarët ju njohim shumë mirë. Se sa vleni si profesionistë, edhe këtë e dimë shumë mirë. Por një gjë nuk dimë, se sa kohë do ekzistoi modeli juaj që na turpëron. Ndoshta pas vdekjes së padrejtësisë, diçka do t’i u ndodh edhe ju! Qoftë e hajrit, mos qoftë e sherrit!
Diskutime rreth kësaj post