Deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje publike qytetarëve që të dalin dhe të protestojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.
“Uroj për të gjithë shqiptarët një vit të mbarë, shprese dhe ndryshimi. Lind pyetja ka qeveri apo nuk ka qeveri?
Pashë në Berat, Kuçovë dhe Tiranë, njerëz të varfër dhe të braktisur. Konferenca është për një thirrje ndërgjegje. Të nisin protestat, deri në rrëzimin e qeverisë.
Mos ardhtë më kjo qeverisje. Viti 2019, ishe viti më i zi për shqiptaret. Nuk ka rritje pagash dhe të pensioneve. Muaji i dytë, ende nuk ka vlerësim demi për tërmetin.
Ku e keni Spakun, duhet të fillonte punën. Vendi në alarm, kërkojnë të kapin gjykatën kushtetuese. Jemi në një fillim viti jo të mire, qëllimi i Ramës është ta kthej vendin në Turqi dhe Serbi. Rama largoi të rinjtë nga vendi.
Nëse në 2020 nuk ka zgjedhje të parakohshme. Media dhe shoqëria civile të ngrihen,” – u shpreh Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post