Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin për fëmijët shqiptarë që janë larguar nga vendi për periudhën 2011-2020. Nisur nga një raport i publikuar nga EUROSTAT, Meta bën thirrje që të ngrihet një Komisionin Hetimor Parlamentar me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar për gjendjen dhe vendndodhjen e tyre.
Postimi i plotë:
“Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).
Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç.
Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendndodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.
Të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, duke rikthyer besimin dhe garantuar mundësi dhe hapësira të reja, për t’u ndjerë plotësisht të realizuar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.”, – shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post