Policia ka reaguar pas denoncimit të Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe nga fshati Zhamë i Lushnjës. 65-vjeçarja, e cila është invalidë denoncoi vjedhjen e 13 milionë lekëve të vjetra në mes të ditës.
Sipas denoncimit të saj, autorja është një femër dhe dyshohet se i ka hedhur substancë për ta vënë në gjumë pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.
Çfarë tha 65-vjeçarja
“Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”
“Eh mor Zot qysh më erdhi e zeza, që isha gjys robi! O Zot i madh! Këtu te koka e krevatit poshtë i ka marrë lekët.”
“Më është fiksuar sikur ja kam dhënë me duart e mia. (paratë) Offf oj nanë!”
Kur e pyesin se si dukej autorja e grabitjes, Jalldizja përgjigjet: Ishte e gjatë, e dobët, e zezë në fytyrë edhe veshjen me kostum sportiv, me tuta. E mbaj mend shumë mirë, e kam parasysh. E kam fiksu, siç më ka thënë mua i ka thënë dhe një gruaje tjetër, ajo ishte e zgjuar, me këmbë e jo si unë. Ishte ul aty se ça më ka bërë nuk e di se shih si jam.”
Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa burri i saj në punë, sipas Klan tv.
Nga ora 12:00 kur ndodhi ngjarja deri në orën 20:00 të mbrëmjes 65 vjeçarja ka qenë pa ndjenja. Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh./albeu
Diskutime rreth kësaj post