Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat.
Mësohet se kjo mbledhje, e cila do të mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, do të transmetohet Live.
Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet, sipas TCH.
Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qofte ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post