Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka diskutuar në lidhje me dosjen e 21 janarit. Hajdari theksoi se çështja do të marrë drejtim të mirë.
“Janë disa pista që duhet të hetohen, ka boll prova që duhet të merren. Edhe bashkëpunimi ndërkombëtar i Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK është prezent. Nëse do ketë vullnet, besoj do ketë vullnet dhe unë mendoj se 21 janari do marrë udhë të mirë.
Do pyetet edhe doktori Sali Berisha, do i thuhet se kush ta dha informacionin që këta janë vrarë me çadra me pistoletë. Unë uroj që çështje pa fund të hetohen dhe nëse gjenden prova të shkojnë përgjegjësit para drejtësisë. Për 21 janarin, jemi tek vrasja me paramendim për dy ose më shumë persona. Prokuroria ka nevojë për mbështetjen tonë. Nuk ka dalë urdhër-arrest nga Prokuroria për Berishën dhe Ramën”, – tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post