Një protestë do të mbahet sot në Tiranë kundër prishjes së banesave. Qëllimi i protestës është mbrojtja e shtëpive nga rindërtimi. Mësohet se në protestën që do të mbahet para bashkisë së Tiranës, do të jenë banorët e disa lagjeve të kryeqytetit, të cilëve u janë prishur banesat pa të drejtë, si ata të 5 majit, Paskuqanit etj.
Rikujtojmë se banorët e “5 majit” po protestojnë prej muajsh pasi banesat e tyre do prishen pasi preken nga procesi i rindërtimit pavarësisht se zëri i tyre nuk është dëgjuar.
Diskutime rreth kësaj post