Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka bërë thirrje për shpalljen sa më parë nga ana e qeverisë të gjendjes së jashtëzakonshme sa të mos jetë vonë, ndërsa argumenton se është papërgjegjshmëri të mos kuptohet domosdoshmëria e këtij vendimi.
Rama ka edhe një mesazh të qartë për anëtarët e kabinetit qeveritar, se duhet të kundërshtojnë papërgjegjshmërinë e kryeministrit duke propozuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Reagimi i plotë:
Shqipëria është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!
Qeveria duhet të mblidhet menjëherë e të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!
Çdo vonesë është mosveprim i qëllimshëm, e nëse Kryeministri është aq i papërgjegjshëm sa të mos e kuptojë domosdoshmërinë e këtij vendimi, brenda qeverisë ka ende njerëz të përgjegjshëm që duhet t’ia kërkojnë e t’ia propozojnë këtë hap si masë ligjore të domosdoshme.
Nëse trupat e Kosovës motër dhe të vendeve mike e partnere kanë reaguar menjëherë dhe me përgjegjësinë që meriton një situatë alarmante dhe në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nëse solidariteti vllazëror ndër shqiptarët është shfaqur si gjithnjë në situata të tilla tragjike dhe alarmante me gjithë forcën dhe madhështinë e vet, këtë duhet ta bëjë edhe qeveria e Shqipërisë.
Duhet ta bëjë tani!
Duhet të mblidhet e të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore!
Nesër do të jetë vonë!
Diskutime rreth kësaj post