Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai ka shfrytëzuar konferencën për shtyp pas darkës zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri holandez, Mark Rutte në Holandë, për të folur për situatën në veri të Kosovës.
Rama: Doja të thoja që është shumë frymëzuese që të jesh pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohim që vullneti për të qenë me Ukrainën deri ne fund është i palëkundur. Kushdo që mund të vërë bast mbi shabnset për të thyer këtë solidaritet dhe për të thyer NATO-n ka humbur dhe do të humbasë deri në fund. Ne mund të diskutojmë dhe situatën shqetësuese në Ballakan, në veri të Kosovës. Shpresojmë që logjika të mbizotëroje dhe depërshkallëzimi i situatës të vijë sa më parë, çdo përshkallëzim mund të sjellë një thyerje në rajonin tonë. Duam të shohim që dialogu i BE-së të ketë sukses.
Rama theksoi se krijimi i një Donbasi të vogël të zemër të Ballkanit është një kërcënim real, ndaj duhet vepruar tani.
Rama: “Perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real dhe ne duhet të bëjmë të gjithë diçka për ta parandaluar, duke nxitur dialogun dhe nga ana tjetër duke bërë të qartë nëpërmejt NATO-s që KFOR do të jetë aty për të garantuar integritetin në çfarëdolloj situtate. Është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar në Ballkan.
Po ashtu në konferencë janë të pranishëm edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.“tha ai.
Diskutime rreth kësaj post