Të martuar prej 7 dekadash, një çift të moshuarish mundën që të kalonin ditët e fundit të jetës së tyre së bashku, të kapur përdore në një spital në Tenesi. Tommy Stevens, ndërroi jetë më 8 Shtator në moshën 91-vjeçare, ndërkohë gruaja e tij, Virginia vdiq 9 ditë pas shuarjes së bashkëshortit të saj.
Vajza e çiftit, Karen Kreager tha se prindërit e saj u gëzuan shumë kur iu bashkuan shtretërit në dhomën e spitalit ku po merrnin mjekim.
“Ai ishte zgjuar kur ajo hyri,” tha Kreager për babain e saj. “Hapi sytë. Nuk komunikonte shumë, vetëm me pëshpëritje të vogla. Por ai e dinte që ajo ishte aty dhe se ajo do të ishte aty pranë tij. Ata u kapën për dore gjatë gjithë kohës”.
Diskutime rreth kësaj post