Një tragjedi e ndodhur mesditën e të mërkurës në qytetin e Klosit, ka tronditur mbarë opinionin publik. Si pasojë e një konflikti mes fëmijësh, kanë mbetur të vrarë 3 persona e 2 të tjerë të plagosur. Djali 17-vjeçari Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrare ne një nga rrugicat e qytetit. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.
Përveç bilancit tragjik të ardhur nga kjo histori, ajo që mbetet tronditëse është se edhe sot e kësaj dite është e lehtë të merret jeta e një të mituri vetëm për shkak të “moralit”, apo po për hir të këtij të fundit, vajzat të detyrohen të martohen apo fejohen me atë që mund të jetë dhunuesi i tyre. Psikologia Ina Kollçaku, u shpreh se prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u hedh valium, e të hidhet nga dritarja, se sa vajza të marri leje për të dali nga shtëpia, mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.
Ina Kollçaku: Ajo që mua më bezdisi më shumë dhe më bëri përshtypje ishte fjalia e të vëllait të personit që kreu vrasjen, i cili tha se i ati kishte thënë “o merre për nuse…”. Çfarë do të thotë kjo? Ne kishim një problem shantazhi, ai realisht mendonte se kishte një shantazh. Çfarë do të thotë kjo? Ti je dakord të martosh vajzën tënde me një dhunues psikologjik, emocional, vetëm se foli. Nëse martohet është në rregull dhe do ishte në rregull nëse do ishte vazhdueshëm në atë shantazh emocional dhe psikologjik. Kjo do të ishte gjëja më e ndershme që mund të bënte personi në atë rast? Kjo nuk më “ndejti” mirë dhe mendoj se kjo është problematika reale, të parit e nderit në formë seksuale. Kur vjen puna te tema që kanë të bëjnë me seksin, personazhet që e bëjnë kanë një sulm të përditshëm dhe nuk është komode të flasësh në televizion. Çfarë kam vënë re në rrethe, prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u ketë hedhur valium e të jetë hedhur nga dritarja, se sa vajza të marrë leje për të dalë nga shtëpia. Mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.
Rudina Magjistari: Jeta nuk ka rëndësi. Kjo është shumë egoiste. Nuk është punë nderi. Është egoiste.
Ina Kollçaku: Fakti që nëse një dhunues, që dhunon vajzën tënde është në rregull dhe nuk “e vrasim”, kjo është më e trishtueshme se e gjithë ngjarja, kjo është e papranueshme. Sot e kësaj dite, baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje, mjafton që vajza të fejohet e të martohet. Kjo është një dramë e madhe.
Diskutime rreth kësaj post