Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike.
I pyetur se nëse e beson Berishën, Murrizi tha: Do të shkoja në 11 dhjetor po të isha delegat, e di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti jo nga politika të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë , të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vetë në parti, e ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu.
“Tani të besoj unë që besojnë në Zot këta që vijnë nga PPSH dhe kanë prish kishë e xhami, jo se besojnë por e kanë frikë kur janë në prag të së keqes. Elita vendim marrëse shqiptare thotë e duam Amerikën fort. Asnjëherë , vetëm se e kanë frikë. Pse me të kapërcyer ylberin është kjo punë, po këta deri në 90 të rrasnin në burg po të përmendje Amerikën dhe sot qenkan bërë pro amerikanë.
Unë edhe mbrëmë po mendoja, thashë mos ka ardhur Amerika më pranë filozofisë së këtyre , se këta nuk e duan po e kanë frikë.
Pse ka hesht Berisha deri më tani, unë e kam thënë shpesh, këta kanë qenë në simbiozë si urthi me plepin, të shtrirë në një krevat dhe i kanë vënë ëtë dy njeri tjetrit dorën në qafë dhe e kanë kruajt atje ku u vjen rehat .
Basha ka dash ta shesë vendimet e tij sikur i merr ai , Berisha, dhe kështu e ka shit dhe te ndërkombëtarët , që unë nuk çfarë të bëj, pra një lloj flirti me njëri tjetrin edhe kanë mbijetuar 8 vite”, tha Murrizi për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post