Një ndërhyrje e Jemin Gjanës, gjatë fjalimit të Bujar Leskajt gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, shkaktoi debat të vogël mes tyre. Gjana kërkoi që ai të mbyllte fjalimin pasi pas pak do të niste numërimi, mirëpo Leskaj i bëri të ditur se Kuvendi është serioz, e se duhet të bënte analizën e tij.
Biseda mes tyre:
Leskaj: Në pikëpamjen time, për të marrë votat preferenciale padiskutim kandidatët kanë neglizhuar kordinimin dhe mbikqyrjen e punës së strukturave të partisë për të siguruar votën tradicionale të PD dhe për të shkuar përtej saj. Një pjesë e mirë e kandidatëve pjesën më të madhe të votave e kanë marrë jashtë zonave të tyre të përgjegjesisë, brenda elektoratit të PD-së. Në mbyllje të kësaj analize modeste që unë u përpoqa të bëj në këtë Kuvend kombëtar të PD-së më duhet të theksoj se ashtu si peshojnë arritjet duhet të peshojnë dhe gabimet. Në mbyllje dua të them, se fushata nga Basha, përgatitja, ishte një model. Në forëm dhe në përmbajtje. Ishte fushatë, që nëse do zhvillohej në një vend europian do sillte fitore. Ja dhe një minutë.
Gjana: Të lutem, duhet të fillojmë nga numërimi.
Leskaj: Po të ishte për t’ju lutur dhe unë do ju lutesha ju ta kishit menduar kongresin 2 ditë. Unë bëj për punën e gjashtë muajve në Vlorë, nuk jam kryetar i PD-së, duhet të jemi seriozë, Kuvendi është forumi më i lartë, themi analizë, dhe unë po bëj analizë.
Diskutime rreth kësaj post