Sonte (e hënë) në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u dha premierë filmi “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë kryesor dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Në tapetin e kuq të përgatitur për premierën madhështore parakaluan yjet e filmit, ndërsa shumë fansa të tyre ishin mbledhur për t’i takuar dhe realizuar foto me ta.
Fituesi i BBVA 2 dhe aktori në rolin kryesor të filmit, Luizi erdhi i shoqëruar nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.
Dyshja dukeshin plotë elegancë teksa shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit, ndërsa u pritën me duartrokitje nga adhuruesit e tyre.
Për mbrëmje glamuroze, Kiara kishte përzgjedhur një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe dekolte të hapur që kombinohej me një shall të gjatë të lidhur në qafë.
Pamja e saj u kompletua nga çanta e zezë me rripa ari, aksesor dhe makijazh të theksuar.
erë që u marrin pjesë në premierë janë edhe Olta Gixhari, Sara Hoxha, Bora Zemani e Donald Veshaj.
Diskutime rreth kësaj post