Mëngjesin e sotëm pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka publikuar një status në Facebook mbi mënyrën e jetës së shqiptarëve. Ai shkruan se shqiptarët janë ‘katandisur’ në një gjendje të tillë sa vlera e vetme që ata kërkojnë është ‘Shëndeti’ e cilësuar si vlerë biologjike në statusin e pedagogut, duke lënë pas një sërë vlerash të domosdoshme që ne na japin emrin njerëz.
“E degjoj shpesh kete thenie, qe per mua eshte paragjykim: te kemi shendetin pa te tjerat… Une mendoj se kesisoj, duke e ulur fare pritshmerine ndaj jetes deri ne nivelin biologjik, ne i humbasim vetes ate qe eshte me e rendesishme: njerezoren.
Por kjo nuk do te thote qe ne si komb te kerkojme nje vlere te vetme. Ka dhe vlera te tjera. Mos e ulni steken te dashur miq, mos u beni minimaliste!” ka shkruar Kristo.
Ndërkohë që në komentet e bëra në këtë status bie në sy ai i juristes Eni Çobani, e cila e kundërshton idenë e Kristos. Ajo i drejtohet atij në mënyrë miqësore ‘I dashur’ dhe i thotë që shëndeti është më i rëndësishmi sepse pa të nuk ke asgjë.
“Jo i dashur pa shendet nuk te duhet asgje nga keto se po pate dhe para, shendet nuk te dhuron edhe puna shendetin nuk ta jep edhe te kesh dashuri shendeti prape i lig ngelet por kur ke shendet ke mundesi ti gjesh e ti kesh te gjitha ato qe rendite ti.”, ka replikuar Çobani.
Statusi i plotë i Erion Kristos:
E degjoj shpesh kete thenie, qe per mua eshte paragjykim: te kemi shendetin pa te tjerat… Une mendoj se kesisoj, duke e ulur fare pritshmerine ndaj jetes deri ne nivelin biologjik, ne i humbasim vetes ate qe eshte me e rendesishme: njerezoren. Marrim disa variante: ke shendet, po nuk ke pune; ke shendet, po nuk ke dashuri; ke shendet, po je ne burg; ke shendet, po nuk ke para, etj, etj. Shendeti eshte nje e mire e madhe, e cila po mungoi, cenon gjithe pjesen tjeter te jetes. Por kjo nuk do te thote qe ne si komb te kerkojme nje vlere te vetme. Ka dhe vlera te tjera. Mos e ulni steken te dashur miq, mos u beni minimaliste!
Replika e Eni Çobanit:
Eni Cobani Jo i dashur pa shendet nuk te duhet asgje nga keto se po pate dhe para shendet nuk te dhuron edhe puna shendetin nuk ta jep edhe te kesh dashuri shendeti prape i lig ngelet por kur ke shendet ke mundesi ti gjesh e ti kesh te gjitha ato qe rendite ti. Mendimi im nuk imponoj opinion por ashtu e besoj kete qe shkruaj. Shendetin o e ke o se ke e sta jep kerkush.
Diskutime rreth kësaj post