Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e djesme në “Fiks Fare”, ku mes humorit dhe sarkazmës foli edhe për çështjen e floririt, pasi u ngacmua nga moderatorët e emisionit.
Kryemadhi tha se duhet të pyesim Gardën e Republikës sepse sipas saj ata e morën dhe e dërguan gjëkundi në 1997. Lidhur me mandatet, ajo tha se në 25 prill do të marrë 40.
Pyetje: Ju kë doni, drejtësinë e re apo atë të vjetrën?
Kryemadhi: Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetrën.
Pyetje: Po Basha kë do?
Kryemadhi: Pyete vetë.
Moderatori: Basha për ty ka thënë, kur e dëgjoj unë o zot si më vjen… (vendoset në sfond zëri i Bashës kur thoshtë në 2017 që “LSI është një organizatë kriminale)
Kryemadhi: E ka pas për Lefterin dhe Nasipin.
Pyetje: Iliri e ka zemrën flori, ti je vajzë flori, të ka dhënë ndonjë flori Ilir Meta?
Gazetari: Po lëre ç’e pyet ku ka lidhje Meta me floririn.
Kryemadhi: Duhet të pyesni Gardën e Repulkikës në 1997 se si e morën floririn.
Pyetje: Sa vota do marrim? Kafen e kam marrë e kam pirë vetë e kam kthyer vetë, po më duhesh ti të gjejmë sa mandate do marrim. Duket një 4 këtu…
Kryemadhi: Shtoi dhe një zero.
Moderatori: Po dhe një zero këtu.
Kryemadhi: Mos shiko filxhanë se do përfundosh si Rama kokën në Stamboll dhe trupin në Surrel. Në 25 prill vota e shqiptarëve do të jetë jo një çizme, por një goditje e fortë për Ramën dhe liri për popullin shqiptar. Fjalët e mia këtu do jenë të tepërta për të bërë politikë, por i them të rinjve dhe të rejave që të dalin masivisht dhe të votojnë. Unë dua që ata të votojnë nr.6.
Diskutime rreth kësaj post