Një ditë më parë biznesmeni Gazmend Demi reagoi përmes një mesazhi të gjatë publik lidhur me akuzat publike ndaj tij për përfshirje në afera korruptive me ministrat e qeverisë dhe kryeministrin, akuza këto të lëshuara nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit i është përgjigjur sot mesazhit të Gaz Demit, duke e vendosur në kontekstin e zhvillimeve dhe akuzave ndaj ministrit Fatmir Xhafaj dhe paraardhësit të tij Saimir Tahiri.
“Keshtu, ne nje rast me Gjushin e tij perhap lajme se deshmi tronditese te pertej detit zhysin Tahirin pese pashe nen toke, nga ana tjeter i dergon atij me ore te tera ne shtepi oligarkun, anetarin e vellazerise dhe hijen e Olsit, famozin Gaz Rama!”- shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë në Facebook:
Sulmet e opozites po çojne mafien qeveritare te Shqiperise me ne krye Edi Ramen drejt agonise!
Keto jave, familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kane mprehur hanxharet dhe po i versulen njera tjetres ne te gjitha nivelet per qerim hesapesh? ne nje beteje per jete a vdekje.
Ne pozicione rreth tyre jane rrjeshtuar narkozyrtare, narkodeputete, narkogazetare, narkoprokurore dhe narkogjykates, barone droge, kumbare dhe ndrikulla, vrases e trafikante etj etj.
Ata, nga mengjesi deri ne mesnate vringellojne kunder njeri – tjetrit te gjitha llojet e armeve. E tronditur deri ne palce eshte super familja mafioze Rama.
Skllave e dosjeve fatale te kokaines dhe lidhjeve te shumllojta mafioze te saj dhe vellazerise se oligarkeve te saj, ajo, ne perpjekje per te lare duart me dy familjet mafioze ministrore, hedh gurin dhe fsheh doren.
Keshtu, ne nje rast me Gjushin e tij perhap lajme se deshmi tronditese te pertej detit zhysin Tahirin pese pashe nen toke, nga ana tjeter i dergon atij me ore te tera ne shtepi oligarkun, anetarin e vellazerise dhe hijen e Olsit, famozin Gaz Rama!
Ndaj familjes tjeter mafioze, kryekumbar Edvini mban qendrim te njejte. Ai, nga njera ane nuk ja ndan nga zyra per mbeshtetje Don Agaçion, refuzon doreheqjen e Faqeziut qe ka perdhosur te gjitha ligjet e vendit per te mbrojtur vella Agronin, ka bllokuar ekstradimin e tij per te vuajtur denimin ne Itali, ka fallsifikuar ligjin ne menyre qe kumbar Agroni te mos vuaj denimin as ne Shqiperi por te vazhdoje i mbrojtur trafiqet me fitime perrallore dhe ka bllokuar ligjin antimafia per te mbrojtur pasurite perrallore te familjes mafioze Xhafa.
Nga ana tjeter, per te lare duart me Fatziun, qe pa e pyetur Ramen ekstradoi Nazerin ne Itali dhe nga mengjesi gjer ne darke jep informata per lidhjet e familjes super mafioze Rama me drogen, trafiqet dhe krimin, don Edvini me narkozyrtaret e tij nxjerr ne tregun e thashethemeve perandorine e pasurive te pakufishme te patundeshme ne Tirane, Vlore, Durres, Korçe te bazuara mbi drogen te vellezerve, kuneterve, ortakeve te familjes mafioze Xhafa.
Te dashur miq, Shqiperia eshte ne udhekryqin e saj me te rrezikshem te nje perleshje ne nivelet me te larta per qerim hesapesh midis familjeve mafioze te qeveritareve te narkoshtetit shqiptar.
Kjo situate kritike eshte thirrje nga shpirti i çdo qytetari te ndershem te ketij vendi qe te ngrihemi dhe te marrim ne dore fatet tona dhe te flakim me uraganin tone kalbesirat e mafies, kumbareve, familjeve ministrore mafioze me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb
JAVANEWS
Diskutime rreth kësaj post