Dy të rinj rezultojnë të zhdukur prej dy muajsh ne qytetin bregdetar të Vlorës.Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e dy të rinjve të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre.
Mësohet se dy të zhdukurit janë Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Prindërit i bëjnë apel policisë që të gjejë dy djemtë.Nga hetimet mësohet se 34 vjeçari ishte larguar nga banesa rreth orës 12: 30 me një të njohur, të identifikuar si Klodi. Ky është emri që dëshmitarë okularë i kanë dhënë grupit hetimor që po heton ngjarjen.
Nga hetimet mësohet se ai ishte larguar me një automjet me portbagazh gri për të mos u parë më.Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.
“Erdhi djali i madh nga Italia, e kërkuan me nusen e tij por asgjë. Shkoi nujsa në polici” na tregon i ati.
Jashtë kamerave bashkëshortja e Albanos na tregon se prokurori i çështjes e kishte informuar se po hetohej pista e vrasjes.
Zhdukja e dëshmitarit
Pas zhdukjes në polici është shoqëruar dy herë dhe personi që ka marrë Albano Xhaferin në automjet për herë të fundit por mësohet se nuk ka pranuar të njohë këtë të fundit. Ndërsa tani ai është larguar pa lënë gjurmë në qytet dhe askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij
Zhdukja e 24 vjeçarit
Në mënyrë po kaq misterioze ka humbur në 19 korrik dhe një 24 vjeçar i identifikuar me inicialet E. T. Mësohet se Albano dhe 24 vjeçari kishin qenë së bashku në Belgjikë.
“Më erdhi babai i tij dhe akuzoi djalin tim por unë nuk di gjë” na tregoi Luftiu. Për 24 vjeçarin denoncimi për zhdukjen e tij është bërë pas 48 orësh.
Numërohen 19 të humbur gjatë 2017, njëri prej tyre Marjo Metushaj. Numërohen 19 te humbur vitin e kaluar. Mes tyre është dhe Marjo Metushaj.
Babai i tij, Bahir Metushaj , nuk ka më shpresa se djali i tij është gjallë.Prokuroria kishte nisur hetim për veprën penale “kalim të paligjshëm të kufirit” por tashmë kjo cështje është pezulluar.Babai i tij ka dëshmuar në prokurori se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt por dinte se i biri transportonte drogë në Itali.
Diskutime rreth kësaj post