Organizatat dhe komunitetet LGBTI kërkojnë që fjala “nënë” të hiqet dhe të zëvendësohet me “prindi që lind”, ndërsa nëpër pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Psikologia Marsela Lekli, moderatorja e njohur Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan sa i takon përdorimit të termave të sipërmendura.
“Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”, tha psikologia Lekli.
Në këtë moment Xheni Karaj u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero. Moderatorja Tafani theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.
“Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin LGBT që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqëria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.
Pjesë nga biseda:
Tafani: Unë jam kundër që të ketë një familje.
Karaj: Mua me vjen keq se je grua.
Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.
Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.
Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo është fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.
Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..
Tafani: Ju nuk bëni dot familje.
Karaj: Sigurisht që bëjmë.
Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë.
Diskutime rreth kësaj post