Është zbardhur kërkesa e kryeministri Edi Rama drejtuar Kuvendit në lidhje me seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Parlament.
Mësohet se nesër përveç Vettingut, do të votohen edhe ministrat e rinj ‘teknikë’ të qeveris, kreu i ri i KQZ-aq, paketa me ndryshimet në Reformën Zgjedhore si dhe pikat e tjera për të cilat palët ranë dakord në marrëveshjen e 18 majit.
Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.
Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.
Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:
– Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;
– Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;
– Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;
– Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.
Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës.
Diskutime rreth kësaj post