Gazetari Isa Myzyraj ishte i ftuar në një program televiziv ku foli për tensionet në parlament dhe për aksionin e opozitës në Parlament. Myzyraj u shpreh se vendimi për protestë ditën e hënë nga opozita e grupit të Rithemelimit ka qenë një vendim i njëanshëm karshi grupit të Bardhit dhe se grupi i Bardhit nuk do jetë në protestë.
‘’Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së grupit të Rithemelimit të PD-së. Ka qenë një mbledhje që ka filluar në orën 13:00 ditën e sotme.
Nga burimet brenda mbledhjes, saktësuan se kryesia ka marrë vendim që ditën e hënë të thirret një protest popullore përpara kryesisë së Kuvendit pikërisht në orën kur Berisha do duhej të paraqitej në Këshillin e mandateve .
Është një vendim surprizë. Ky ka qenë një vendim i njëanshëm i grupit të Rithemelimit karshi grupit të Bardhit.
Informacionet e mia flasin që grupi i Bardhit nuk do jetë në atë protestë, nuk do marrë pjesë në protestën e thirrur nga Berisha’’, tha ndër të tjera Myzyraj.
Diskutime rreth kësaj post