Kjo e hënë që vjen, e cila përkon me ditën e parë të shkollës pritet të sjellë trafik të rënduar në kryeqyet.
Në disa rrugë të Tiranes po punohet, ndërsa prindërit të cilët më parë do të nxitojnë të shoqërojnë fëmijët në shkollë e më pas për të arritur në kohë në punë, do t’u duhet të përdorin makinën edhe pse jo domosdoshmërisht.
Megjithatë bashkia e Tiranës garanton se ka marrë masa që rrugët e Tiranës të mos bllokohen nga trafiku.
“Ashtu sikurse një vit më parë në fashen 7.00 me 19.00 në Unazën e vogël dhe atë të mesme nuk do të lejohen as furgonë,as makina të rënda por vetëm automjete të vogla. Ndërkohë që do të bashkëpunojmë me komisariatin e qarkullimit rrugor dhe ashtu si vjet, nuk do të ketë trafik”, tha per TopChannel Gentian Vocaj, shef i sektorit të qarkullimit, Policia Bashkiake.
Megjithatë për të shmangur trafikun ditën e hënë, policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, për të shmangur përdorimin e automjetit, kur nuk është i domosdoshëm, të përdoret transporti publik.
Diskutime rreth kësaj post