Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi jep alarmin se godina e Teatrit Kombëtar do tentohet të shembet këtë mbrëmje.
“Deri në orën 9 të mëngjesit do të jem këtu, ekziston lista e numrave të telefonit që për çdo emergjencë apo provokim që mund të vijë, unë do i njoftojë, të gjithë të tjerët flenë me telefon te koka, unë jam roja sot, ose dezhurni te Teatri“.
E pyetur për gjobën që rrezikon pasi Policia ndëshkoi edhe kreun e PD një ditë më parë, Kryemadhi tha:
“Në ambiente të hapura koronavirusi nuk shpërndahet, edhe cdo bakter tjetër, higjiena është e domosdoshme për të gjithë si me koronë apo pa koronë, larja e duarve prerja e thonjve dhe mbajtja e distancës në komunikim është tregues i higjienës dhe qytetarisë.
Normal do protestojmë duke mbajtur distancë, duke pasur një lloj rregullash e masash se kemi marrë dhe termometër nëse do na vijë ndonjë që ti masim temperaturën apo mos ka shenja që s’ja kemi parë deri më sot asnjë njeriu të sëmurë. Termometrin për të sëmurët që mund të jetë që nuk ka të drejtë të rrijë këtu”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post