Flora Dujaku, gruaja nga Prishtina e cila ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme është gjetur sot në Malet e Sllatarit, shkruan Gazeta Sinjali. Ajo u gjetë nga ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, pas 28 orësh kërkim.
“Pas 28 orëve kërkim arritëm ta gjejmë zonjën, Florie Dujaka. Është shëndoshë e mirë, e kemi në makinë dhe e kemi gjetë në Malet e Sllatarit. Pak shi, pak tereni i keq, por me rëndësi ia arritëm”, – ka thënë Tahiri në një video të postuar në Facebook.
Kujtojmë që po i njëjti mori pjesë edhe në kërkimin e zonjës Remzie Mustafa, një 59-vjeçareje nga Prishtina e cila ishte zhdukur për 8 ditë me radhë, nga 6 deri më 14 nëntor të vitit të kaluar.
“Do të kërkohet në ndërtesa të pabanuara, garazhe të pashfrytëzuara, park dhe male përreth, si dhe bodrume të banesave”, – kishte shkruar ai.
Mustafa u gjetë në një bodrum të një shtëpie të pabanuar 500 metra larg banesës së saj në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Diskutime rreth kësaj post