Ylli i futbollit Armando Broja, ka rinovuar kohët e fundit deri në vitin 2028 me klubin e Çelsit, por tashmë nga Anglia vijnë lajme se klubi londinez po tundohet nga ofertat e shumta dhe interesimi që ekziston për sulmuesin shqiptar.
“Football London” ka bërë bilancin e situatës dhe tregon se përtej interesimit të shfaqur nga Everton dhe Uest Hem për lojtarin, një pistë shumë konkrete mbetet gjithmonë ajo e Milanit, pasi Stefano Pioli pëlqen futbollistin e përfaqësueses shqiptare.
Sipas saj, kjo është arsyeja pse klubi anglez ka vendosur një çmim prej 35 milionë eurosh për sulmuesin e Shqipërisë.
Por jo vetëm kaq, pasi sipas raportimeve në Angli, emri i Brojës ka filluar të qarkullojë gjithnjë e më shumë në Spanjë, ku për të ka shfaqur interesim një nga emrat e mëdhenj të La Liga, Atletiko Madrid.
Diego Simeone po mendon një revolucion në repartin e avancuar dhe emri i sulmuesit të përfaqësueses shqiptare është një prej alternativave që “Cholo” po mban nën vëzhgim.
Diskutime rreth kësaj post