U mbajt sot në Pejë mbledhja mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Përpos faktit se kjo mbledhje kushtoi 128 mijë euro, bujë bëri edhe një foto ku shfaqen të dy kryeministrat, Rama dhe Haradinaj duke bërë shqiponjën me dorë.
Po jo të gjithë me sa duket kanë zgjedhur të bëjnë të njëjtën gjë. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro as nuk e ka marrë mundimin për të bërë shqiponjën.
Jo vetëm ajo, por edhe shumë ministra si nga pala e Kosovës ashtu edhe nga pala e Shqipërisë nuk e kanë bërë këtë gjë.
Nuk dihen arsyet se përse ata kanë zgjedhur të mos bëjnë simbolin tonë kombëtar, teksa veprimi i tyre nuk po komentohet aspak mirë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post