Në këtë artikull do të gjeni të gjitha lajmet e fundit rreth vrasjes së Ivanoviqit.
EULEX dënon vrasjen e Ivanoviqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, e ka dënuar fuqishëm vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
_______________
Trupi i pajetë i Ivanoviqit dërgohet në selinë e partisë
Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit që sot në mëngjes u vra në Mitrovicë, është dërguar në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë. Ivanoviq është vrarë pikërisht në hyrje të selisë së partisë së tij SDP nga persona të panjohur deri më tani.
_______________
Kush e vrau Oliverin? Politika apo kapadainjtë e Veriut?
Dikur shef i rojave të urës që dëbonin shqiptarë nga pjesa veriore e më vonë edhe pjesë e institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe vizitor i shpeshtë në Prishtinë. Oliver Ivanoviq megjithatë mund të konsiderohej një nga serbët më racional në Veriun e “kapadainjëve dhe kriminelëve” të kontrolluar kryesisht nga pushteti në Beograd.
_______________
Kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviqit?
“Nuk ka qenë befasi për mua ngjarja e sotme. Ky është debakël i Bashkimit Europian dhe i SHBA-së, në një proces të gjatë që ka mbytur shpresën për qytetarët e Kosovës. Është vrasje e porositur që mund të bëhet vetëm nga profesionistët”, kështu thotë Baton Haxhiu.
_______________
Mediat ndërkombëtare: Vrasja e Ivanoviq mund të shkaktojë trazira në Kosovë
Vrasja e Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës mori vëmendjen e disa prej mediave më të rëndësishme botërore, që shkruan për këtë atentat. Në këto shkrime Ivanoviq cilësohet si politikan i shquar. Aty përmendet ndalja e bisedimeve Kosovë-Serbi, madje dhe bombardimet e NATO-s.
_______________
Vrasja e Ivanoviqit po hetohet nga dy prokurorë, njëri shqiptar, tjetri serb
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Shyqiri Syla deklaroi sot se dy prokurorë po e hetojnë vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
_______________
Sali Berisha: Prapa vrasjes së Ivanoviqit qëndrojnë organizata terroriste ultranacionaliste
Sali Berisha, duke e komentuar vrasjen e sotme të liderit serb në Kosovës Oliver Ivanoviq, thotë se një akt i tillë është i dënueshëm dhe se i njëjti ka prapavijë politike.
_______________
Pandeli Majko për vrasjen e Ivanoviqit: Akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar
Për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka reaguar edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ministër për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko. Thotë se vrasja e Oliver Ivanoviqit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë.
_______________
Kryhet autopsia, në trupin e Ivanoviq u gjetën 6 predha të revolës
Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicë të Veriut, ka përfunduar para pak çastesh
_______________
Drejtimi i veturës së djegur kah Mitrovica e Jugut i qëllimshëm
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kushdo që e ka vrarë Oliver Ivanoviqin nuk është serb edhe nëse e ka emrin dhe mbiemrin e serbit. Ai ka thënë se megjithatë vrasja do të zbulohet shpejtë.
_______________
Gazetari i ‘Sputnik Serbia’ akuzon Amerikën për vrasjen e Ivanoviqit
Gazetari i ‘Sputnik”ut të Serbisë, Boris Malagruski, në mënyrë të tërthortë e ka fajësuar SHBA’në për vrasjen e ish- udhëheqësit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.
_______________
Pas vrasjes së Ivanoviq, Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuciqin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka siguruar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se institucionet përgjegjëse të Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndriçuar sa më shpejtë vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.
_______________
Baton Haxhiu: Vrasja e Oliver Ivanoviqit, shenjë e frymës së ndarjes
Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës. Zëri i serbëve kosovarë ndaj të cilit qeverisja aktuale në Beograd nuk ka pasur pushtet dhe ndikim.
_______________
Ivanoviq i kishte dërguar “sms” Vuçiqit
Oliver Ivanoviqit kohë më parë i ishte djegur vetura në Veri. Për këtë ai kishte kontaktuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të cilit mediat serbe thonë se i ka dërguar një sms porosi.
_______________
Drashkoviq: Ivanoviq u vra sipas modelit të shërbimeve të Millosheviqit
Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq ka vlerësuar se vrasja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, sot në mëngjes, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviqit nga vitet e 90-ta”.
_______________
Ministri i Drejtësisë: Kam kërkuar hetime gjithëpërfshirëse për ta zbardhur vrasjen e Ivanoviqit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dënon atentatin që la të vdekur politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
_______________
Ivanoviq para katër ditëve: Druaj për sigurinë time
Lideri i Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq, i cili u vra mëngjesin e sotëm, para vetëm pak ditëve deklaroi për agjencinë Srna se ka frikë nga atentati i mundshëm, sepse, siç theksoi atëherë, gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicë është tejet e keqe, transmeton Gazeta Express.
_______________
Kur Ivanoviq thoshte “Vetëm se nuk më kanë vrarë, por as kjo nuk duket larg”
Oliver Ivanoviq “kishte ndier diçka” për vdekjen e tij.
_______________
Në Beograd sonte ndizen qirinj për Oliver Ivanoviqin
Sonte në orën 19:00, përpara Tempullit të Shën Savës, do të ndezin qirinj për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.
_______________
10 mijë euro për ata që japin informata për vrasjen e Ivanoviqit
Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje, raporton Express.
_______________
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb. E gjitha kjo vjen pas vrasjes së liderit serb në veri, Oliver Ivanoviq.
_______________
Rashiti: Ivanoviq në ’99-ën kishte dëbuar shqiptarët nga Veriu
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka bërë një biografi të shkurtër të Oliver Ivanoviqit, politikan serb nga veriu i Kosovës, i cili u vra sot me katër plumba në gjoks derisa po hynte në zyrën e partisë të cilën e drejtonte.
_______________
Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka mbajtur konferencë për media pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Ai kërkon që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes.
_______________
Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.
Diskutime rreth kësaj post