Mijëra studentë janë mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë duke protestuar për të drejtat e tyre. Studentët shprehen se nuk do i lejojnë deputetët e Kuvendit të Shqiprisë të dalin nga salla, deri në plotësimin e 9 kërkesave të tyre.
Me brohoritje në kor ata duken më të bashkuar se kurrë.
Një prej studentëve ka bërë një deklaratë të fortë për kamerat.
Ai u shpreh për Fax News:
Të gjejnë rrugë nëntokësore, se ndryshe nuk dalin dot nga aty”.
Rama nga ana tjetër ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se është i gatshëm që t’i presë ata në dialog për të zgjidhur çështjen, duke shtuar se studentët i kishin dhënë një shuplakë qeverisë dhe një grusht opozitës.
Diskutime rreth kësaj post