Deputetja Rudina Hajdari ka dalë me një propozim interesant për gjithë shqiptarët mëngjesin e sotëm. Hajdari i fton të vizitojnë Valbonën dhe ta bëjnë sa më parë këtë, pasi ajri i pastër, uji i kulluar, pyjet e gjelbërta, ujëvarat, liqenet dhe lumi më i bukur në botë shoqërohen me mikpritjen tropojane e flinë e famshme dhe kthehen në ilaç për trupin dhe shpirtin.
“Mirëmëngjes nga Valbona
Nëse ende nuk e ke vizituar të ftoj ta bësh sa më parë.
Ajri i pastër, uji i kulluar, pyjet e gjelbërta, ujëvarat, liqenet dhe lumi më i bukur në botë kur shoqërohen me mikpritjen tropojane dhe flinë e famshme apo kuzhinën e shijshme, kthehen në ilaç për trupin dhe shpirtin.
Eja në Valbonë”, shkruan Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post