Një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u komentua gjendja e Fjolla Morinës, ku kjo e fundit ka disa kohë që në rrjetet e saj sociale bën deklarata të forta, duke denoncuar emra të njohur për botën e krimit.
Fjolla është e shtruar në spital, por jo në spital psikiatrik, pasi ka procedura të tjera ku duhen bërë analiza.
Duke citur burim pranë policisë së Kosovës, gazetari shtoi se nëna e këngëtares e ka denoncuar vazhdimisht ditët e fundit të bijën.
Kjo për shkak se me postimet e çuditshme në “Instagram”, Morina mund të rrezikonte veten dhe vajzën e saj.
“Në live-in e fundit që Fjolla ka bërë, që unë e kam ndjekur, ajo ka treguar që është vërtetë që e ëma ka dalë kundër saj në deklaratat për media. Ajo nuk ka rënë dakord me ato që ka thënë Fjolla.
Nga ana tjetër, Fjolla thotë se mamanë e saj e kanë mashtruar të tjerët dhe prandaj ka dalë në këto deklarata. Por ajo që unë bie dakord me Edonën është se miqtë e saj duhej që të kishin qenë pak më shumë këmbëngulës, edhe t’ia hiqnin telefonin nga dora.
Ajo del dhe denoncon disa emra që janë të njohur për botën e krimit. Ne të gjithë kemi thënë se ‘si nuk ka frikë që flet me emra për njerëz që janë të arrestuar, janë të dënuar për vrasje dhe në këtë rast ajo mund të vinte në rrezik edhe jetën e vajzës së saj që është shumë e rëndë”, tha Andi Vrapi.
Diskutime rreth kësaj post