Mes vlerësimeve, batutave dhe angazhimeve dypalëshe është firmosur sot marrëveshja me Gjermaninë për linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Në aktivitetin e zhvilluar në godinën e Kryeministrisë, kreu i Qeverisë ka vlerësuar kontributin e Gjermanisë, jo vetëm atë financiar, por edhe atë profesional, për projekte të ndryshme në Shqipëri.
Duke iu referuar deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, se “Shqipëria ishte e dyta pas Gjermanisë”, Rama tha se sot “mendohet” ndryshe. Ajo që sipas Ramës mund të ëndërrojnë shqiptarët është që “ta konkurrojmë Gjermaninë vetëm në futboll, pasi tjetër gjë nuk mund të arrijmë”.
“Ka patur një frazë këtu, ku ne mendonim se ishim të dytët pas Gjermanisë si një luan i vogël, por unë besoj se kemi vite dritë që na ndajnë. Mendoj se sa më shumë të mësojmë nga drita juaj, aq më mirë është. Kur bëhet fjala për konkurrence, e vetmja që mund të dëshirojmë është t’ju mundim në futboll, tjetër gjë nuk mund të arrijmë. Por edhe po nuk ju mundëm, prapë jemi të pranishëm edhe në skuadrat tuaja. Shkodran Mustafi, nuk është i juaji, është i yni, ju e morët. Ka fanellë më hijerëndë, sidoqoftë në këtë bashkëpunim bilateral, ai ka peshën e interkonjeksionit që ne sot firmosim. Madje rrezik se është më i shtrenjtë se interkonjeksioni”, u shpreh kryeministri.
Kreu i Qeverisë u ndal edhe tek linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, si dhe tek mbështetja e ofruar nga Gjermania dhe sektorë të ndryshëm në vend.
Pjesë nga deklarata e kryeministrit:
Kjo vizitë është e gëzueshme sepse përveç shprehjes së miqësisë gjithnjë e më të afërt mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ka edhe disa investime konkrete në dy fusha shumë të rëndësishme, energjia dhe mjedisi. Gjermania ka dhënë një kontribut fantastik në Shqipëri në 20 e ca vite. Një nga xhevahiret më të shkëlqyer në kurorë e këtij bashkëpunimi, është kontributi i Gjermanisë për linjën e interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën. Një autostradë energjetike që rrit bashkëpunim dhe forcon raportet mes dy vendeve, si dhe është në funksion të tregut rajonal.
Roli i Gjermanisë dhe i kancelares personalisht, në procesin e Berlinit, dhe për të çuar përpara procesin e dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vonojë në zgjidhjen përfundimtare të problemit me interkonjeksionin. Gjithçka është thuajse gati. Kërkon vetëm një mirëkuptim nga pala serbe që shpresoj se zgjidhjet sa më parë.
Dua të shpreh mirënjohje për këtë kontribut të Gjermanisë edhe për linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë. Ndihma gjermane është mbi të gjitha dije dhe kulturë administrimi. Kjo ka bërë që kontributet e Gjermanisë në fushën e ndihmës të jenë të shoqëruar me rezultate mbresëlënëse, jo vetëm në realizmin e veprave, por edhe në administrimin e tyre.
Nëse gjithë ndihma e huaj do të ngrihej në cilësinë e ndihmës gjermane, do të kishin një efektshmëri më të lartë. Nga ana tjetër është edhe mbështetja që Gjermania i jep në vazhdim Shqipërisë, për të mbyllur një problematike të vijuar me mbetjet. E dinë të gjithë si ka qenë situata për vite të tëra.
Faleminderit për komplimentat për Tiranën e pastër, por nuk besoj se kemi arritur në fazën kur ju të mësoni nga ne për pastrimin e qytetit. Ka patur një frazë këtu, ku ne mendonim se ishim të dytët pas Gjermanisë si një luan i vogël, por unë besoj se kemi vite dritë që na ndajnë. Mendoj se sa më shumë të mësojmë nga drita juaj, aq më mirë është. Kur bëhet fjala për konkurrence, e vetmja që mund të dëshirojmë është t’ju mundim në futboll, tjetër gjë nuk mund të arrijmë. Por edhe po nuk ju mundëm, prapë jemi të pranishëm edhe në skuadrat tuaja. Shkodran Mustafi, nuk është i juaji, është i yni, ju e morët. Ka fanellë më hijerëndë, sidoqoftë në këtë bashkëpunim bilateral, ai ka peshën e interkonjeksionit që ne sot firmosim. Madje rrezik se është më i shtrenjtë se interkonjeksioni.
Për t’u kthyer te mbetjet, së shpejti përfundon fusha e Korçës. Po bëhen përgatitje për administrimin me efikasitet të fushës. Kemi fushën e Elbasanit, që tani është një çështje e zgjidhur, dhe kjo shkon drejt përfundimit dhe pjesa e projektit që ka të bëjë me inceneratorin për mbetjet lokale aty.
Nga pikëpamja territoriale kemi transformuar kushtet në pjesën më të madhe të vendit. Është me rëndësi që ky proces të nisë dhe në Vlorë, që i gjithë qarku të zgjidhë me sukses problemin me mbetjet. Nëse të gjithë do t’i ndajnë mbetjet në burim, situata do të jetë ndryshe. Ky është një proces që ne do ta hapim, dhe ndihma gjermane nuk do të na mungojë dhe në këtë aspekt. Paketa e mbështetjes gjermane për mjedisin, është e vazhduar edhe në këtë pjesë.
Diskutime rreth kësaj post