Njëra në drejtimin e “Big Brother Vip Albania”, tjetra në drejtimin e “Big Brother Vip Kosova”, Arbana Osmani dhe Jonida Vokshi janë dy nga moderatoret më të përfolura të momentit.
Arbana prej vitesh tashmë e moderon këtë format në Shqipëri, ndërsa për Jonidën këtë sezon kjo ishte një eksperiencë e re. Kur u bë me dije se Vokshi do të moderonte “BBVK”, në rrjet u krijua idea se dy moderatoret nuk kishin komunikim me njëra-tjetrën. Ndonëse Arbana që në atë kohë e hodhi poshtë diçka të tillë duke e uruar Jonidën, duket se ndjekësit e kanë akoma këtë dyshim.
Në një bisedë virtuale që Vokshi ka realizuar me ndjekësit e saj, njëri e pyet: A flet me Arbana Osmanin?
“Patjetër që flas dhe e vlerësoj shumë, ajo është një super yll,”-ka shkruar Jonida si përgjigje për pyetjen e bërë.
Diskutime rreth kësaj post